Xhaferi: Zgjedhjet lokale me 3, 10 ose 17 tetor 2021

22:02 | 25 Shkurt 2021
Arbresh.info

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut duhet të mbahen më 3, 10 apo 17 tetor – ka theksuar kryeparlamentari Talat Xhaferi në një takim me gazetarët.

Sipas procedurës, ai duhet t`i shpall zgjedhjet, në Korrik, kurse më së voni më 1 Gusht, varësisht datës që do të dakordohet nga partitë politike.

Kryeparlamentari Xhaferi paralajmëron se nëse arrihet që të mbahen paralelisht zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare, duhet të merret parasysh se si kjo do të reflektohet për afatet e qeverisë teknike, për fushatën dhe kontrollimin e listës zgjedhore dhe si do të reflektohet ndaj punës së KSHZ-së dhe institucioneve përkatëse.

Kryeparlamentari Xhaferi ka konfirmuar se Parlamenti nuk mund të mbajë seanca, kurse si arsye ka përmendur mosprezencën e deputetëve të shumicës, mes të cilëve edhe ata të BDI-së. Ai ka paralajmëruar epilog për këtë situatë, vecanërisht, sic tha, për ata që me qëllim nuk vijnë në seanca parlamentare.

Xhaferi, konfirmoi se ka marrë njoftimet nga deputetët e Partisë Liberalo-Demokratike, Monika Zajkova dhe Bobi Mojsoski, por edhe nga Pavle Trajanovi nga Lidhja Demokratike se do të veprojnë si të pavarur nga grupi parlamentar I LSDM-së, duke shtuar se nuk ka paralajmërime ose njoftim formal se do të formohet grup I ri parlamentar.

Lidhur me kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale, Kryeparlamentari Xhaferi ka deklaruar se një deputet mund ta dorëzojë propozimin dhe nëse ka shumicë adekuate le të votohet.

VMRO-DPMNE-ja opozitare, para një jave kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare, për shkak të, sic tha lideri Hristijan Mickoski, Maqedonisë I duhet dikush që ta shpëtojë.

Kryeministri Zoran Zaev ishte I prerë në përgjigjen e tij se zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë./klanmacedonia

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme