Google ADS

Xhaferi uron Krishtlindjet: Ishte vit i vështirë, shpresojmë për ditë më të veçanta

12:48 | 25 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në emrin e tij personal dhe në emër të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka dërguar urime me rastin e festës krishtere – Krishtlindjen.

Ai thotë se festat janë ditë të veçanta që kanë fuqi të bashkimit, të dhurimit dhe solidarizimitme të afërmit, me të largëtit, me të njohurit, miqtë dhe bashkëpunëtorët, kur secili gjen diçka të bukur për të ndarë me tjerët.

“Përhapja e paqes dhe qetësisë shpirtërore, thënia me zë e mendimit të bukur dhe fisnik, ndarja e tryezës dhe dhënia atje ku tryeza është e zbrazët është pjesë e paevitueshme edhe e kësaj feste të bukur të Krishtlindjes. Sepse, për fat të keq, jeta dhe bota nuk i trajton njëlloj të gjithë njerëzit, pikëllimi dhe fatkeqësia nuk janë të panjohura për një pjesë të madhe të njerëzimit dhe në rast se ekziston së paku një mundësi e vogël për kthimin e buzëqeshjes dhe shpresës në fytyrën e dikujt, ne e kemi fituar shpërblimin tonë”, thotë Xhaferi në urim.

Xhaferi thotë se ky vit ishte vit i vështirë dhe pikëllues për vendin tonë, për qytetarët tanë dhe por që shpreson se më nuk do të gjendemi më para sfidave të këtilla si vend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme