Seancën e sotme për pyetjet e deputetëve kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, e filloi në gjuhën shqipe, ndërsa kundër kësaj ka dalur partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.
Koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski, tha se me përdorimin e gjuhës shqipe në Kuvend shkelen ligjet dhe Rregullorja e punës së Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ashtu siç shkelët Kushtetutën gjatë miratimit të ligjit për gjuhët edhe sot shkelni Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Rregullorja potencon se seancat drejtohen në gjuhën maqedonase. Këtë e bëni në prag të zgjedhjeve për një votë më shumë. Mos i nënçmoni qytetarët dhe mos manipuloni në prag të zgjedhjeve!”, tha Nikolla Micevski.
Ndërsa Xhaferi në gjuhën shqipe ia ktheu se iniciativa e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kundër Ligjit për përdorimin e gjuhëve, nuk do të thotë ngrirje të ligjit.
Ai kujtoi se ligji është votuar në janar të vitit 2018 dhe tani është e qartë se mund të zbatohet.
Ndërsa koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski, tha se gjuha shërben për t’u kuptuar dhe më e rëndësishme sipas tij, është të miratohen ligje në interes të të gjithë qytetarëve.
Ndryshe, sot për herë të parë Xhaferi e udhëheq seancën kuvendare në gjuhën shqipe pas shpalljes në Gazetën Zyrtare të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Krimet ekonomike në Komunën e Graçanicës, dy persona shoqëro...
Mbledhja e KQZ-së dështon, VV revoltohet për afatin e regjis...
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve