Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Kryeministrin e Republikës së Greqisë, Aleksis Tsipras. i cili është kryeministri i parë grek që qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në takim ishin të pranishëm edhe Anastasija Anagnostopulu, ministre alternative e Punëve të Jashtme e Republikës së Greqisë dhe ambasadori Dimitris Janakakis, si dhe Irena Stefoska, kryetare e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Greqisë dhe Andrej Zhernovski, zv. ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kryetari Xhaferi, duke e vlerësuar takimin si historik, e uroi Tsipras dhe Zaev për guximin dhe për hapat e ndërmarra me të cilat u tejkalua kontesti me dekada ndërmjet të dyja vendeve dhe në këtë mënyrë u hap rruga për integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcaktimi strategjik i shtetit dhe i shumicës së qytetarëve të saj.
Kryeministri Tsipras, duke falënderuar për mbështetjen e dhënë, theksoi se në periudhën e kaluar u miratuan vendime të mëdha dhe u ndërmorën hapa të mëdha, dhe në këtë kontekst, i uroi Kryetarit Xhaferi për qetësimin në mbajtjen e procedurës institucionale në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, që e vlerësoi si proces të vështirë edhe për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe për Parlamentin e Greqisë./Telegrafi/
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...