Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka thënë se trazirat e 27 prillit janë atak ndaj institucioneve të Maqedonisë, kurse për mos praninë e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti në seancën e zgjedhjet së kryetarit të Kuvendit, tha se ishte vendim i grupit parlamentar, që ai të mos merr pjesë në seancë.
Në një intervistë për RTK, Xhaferi ka vlerësuar e shumica e popullatës nuk i ka përkrah protestat dhe trazirat, ndërsa e vlerësoi se trazirat e 27 prillit janë atak ndaj institucioneve të Maqedonisë dhe rrezikim i sovranitetit të Maqedonisë.
Ai zgjedhjen e tij e she kushtetuese, pasi është zgjedhur nga shumica parlamentare e dalë nga zgjedhjet e fundit, që janë pranuar nga të gjitha palët. Kurse në lidhje me organizatorët e trazirave të së enjtes, ku protestuesit hynë në Kuvend, ai nuk ka dashur të projedikoi se kush qëndron prapa tyre, por tha se për 60 ditë protestuesit kishin organizator me emër dhe mbiemër, dhe se përgjegjës të trazirës së 27 prillit janë organizatorët e protestës.
Në lidhje më mos pjesëmarrjen e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ai tha se për këtë ka vendos grupi parlamentar. “Në diskutim të grupit parlamentar, kemi vendosur që kreu i BDI-së të mos jetë i pranishëm, pasi kemi paraparë që do të ndodh ajo që ndodhi, dhe pasojat do të ishin më të mëdha nëse lideri i BDI-së do të ishte i pranishëm”, tha Xhaferi./KP
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...