Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi, thotë se të gjitha subjektet politike kanë dhënë mendimin se përfshirja e komuniteteve tjera në Kushtetutë nuk është problem dhe në atë moment puna për ndryshime kushtetuese nuk është në interes të vetëm shumicës, por thelbi sipas të cilit duhet të realizohet qëllimi i dytë strategjik i vendit, në përcaktim që nga pavarësia, e ai është hyrja në BE.
“Një synim strategjik tashmë është realizuar dhe ne jemi anëtarë të NATO-s për të tretin vit. Ndryshimet kushtetuese janë në interes të qytetarëve dhe shtetit, jo në kuadër të interesit partiak. Sigurisht që shumica nuk mund të thotë se ka shumicën, sepse nuk është vetëm interesi i tyre. Duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës”, tha Xhaferi.
Për raportet që ka me kreun e ri të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Islam Abazi, kryeparlamentari Xhaferi thotë se ai në radhë të parë është kryetar i Kuvendit.
“Ne jemi qeveri veçantë. Jemi një vend i vogël. Nëse shkojmë në kornizën se a njihemi, do të jetë e gabuar të thuhet se nuk e njohim njeriun që ishte me ne në Prokurorinë e Lartë në Gostivar. Kontestimi nuk është nëse e njohim njëri-tjetrin apo jo. Është një autoritet i veçantë, brenda autoritetit gjyqësor. Në atë lidhje të njoh prej 25 vitesh. Kjo nuk është e diskutueshme”, tha Xhaferi./Telegrafi/
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...