Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka dërguar një mesazh urimi me rastin e 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punës.
Në urim, Xhaferi tha se të gjithë duhet të luftojmë vazhdimisht për respektimin e të drejtave të punës dhe të punëtorëve, por iu referua edhe protestës së edukatorëve, duke shprehur shpresën se së shpejti do të arrihet një marrëveshje për të ardhurat e tyre sepse fëmijët, siç theksoi, nuk duhet të vuajnë.
“Më lejoni që në emër të deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe në emrin tim personal t’ju drejtoj urime me rastin e 1 Majit, Ditës ndërkombëtare të punës, ditës së punëtorëve që paraqesin një bashkësi shumë të madhe me mundin, kontributin dhe përkushtimin e të cilëve jemi ajo që jemi ose po, pa të cilët kurrë nuk do të ishim ajo që jemi.
Çdo çast, çdo atom energji që e harxhojnë për të siguruar funksionim normal të përditshmërisë sonë, për të pasur bukë në tryezë, për të pasur çati mbi kokë, për të arsimuar dhe shëruar fëmijët tanë, qytetarët tanë, duhet të na rikujtojë se jo vetëm sot, por çdo ditë, çdo orë duhet të luftojmë të gjithë për respektimin e mundit të punëtorit dhe të drejtave të punëtorit, për sigurimin e kushteve dinjitoze për punë, për mbrojtjen e vendeve të punës dhe krijimin e vazhdueshëm të vendeve të reja, për pagë dinjitoze dhe vlerësim të barabartë të punës së çdo punëtori ose punëtoreje, pa diskriminim”, thuhet në urimin e Xhaferit.
Xhaferi thekson se Këto ditë jemi dëshmitarë të grevës për shkak të harmonizimit të pagave të punëtorëve arsimorë dhe mua më vjen keq që kjo situatë, dëmi kolateral i të cilës megjithatë janë më të vegjlit dhe më të dashurit tanë, në të gjitha fazat e procesit arsimor, të cilët, nëse merren parasysh kushtet e jashtëzakonshme të imponuara nga kriza disavjeçare e pandemisë, edhe ashtu pësuan humbje shumë të mëdha dhe kanë zbrazëtira në atë proces arsimor, zgjat tepër shumë dhe nuk gjetet gjuhë e përbashkët dhe mirëkuptim./Telegrafi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?