Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, bashkë me nënkryetarët e Kuvendit dhe koordinatorët e Grupeve parlamentare, sot realizoi takim me përfaqësuesit e Këshillit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, të cilat për së dyti herë e vizitojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut brenda 6 muajsh, me qëllim konstatimin e gjendjes faktike dhe përgatitjes së konkluzioneve për Këshillin e Bashkimit Evropian në qershor të këtij viti.
Kryetari Xhaferi, para se të realizojë hapësirë për çështje, shkurtimisht i informoi të pranishmit për rezultatet e arritura në lidhje me proceset reformuese nga Plani 18 në pjesën e Kuvendit, si dhe në lidhje me rezultatet dhe progresin e dukshëm në marrëdhëniet pas nënshkrimit dhe hyrjes në fuqi të Marrëveshjeve me Republikën e Bulgarisë dhe Republikën e Greqisë, me ç’rast u realizuan dëshirat shumëvjeçare dhe qëllimet strategjike të vendit për anëtarësim të tij në NATO dhe për mundësinë për marrje të datës për fillim të negociatave për anëtarësim me BE-në. „Fakti që parlamentet e 8 anëtarëve për vetëm pesë javë e ratifikuan Protokollin për anëtarësim në NATO edhe 8 parlamente të anëtarëve paralajmëruan ratifikim deri në qershor 2019, vetvetiu flet për aspektin e drejtë të hapave të ndërmarrë nga ana jonë. Pritjet tona janë se deri në Samitin në Londër, vendi do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s“, theksoi Xhaferi. Ai shprehu pritje se shumica aktuale, bashkë me opozitën, punojnë bashkërisht për t’i finalizuar obligimet e tyre dhe si rrjedhojë kanë pritje reale të njëjtat të valorizohen dhe Republika e Maqedonisë së Veriut të marrë datë për fillim të negociatave në qershor të këtij viti.
Nga ana e përfaqësuesve të Këshillit të BE-së për zgjerim të Ballkanit Perëndimor iu dërguan përgëzime Kryetarit Xhaferi për rolin e tij konstruktiv dhe për kontributin e tij personal për stabilizimin e gjendjes së brendshme politike veçanërisht pas ngjarjeve të 27 prillit. Ato konstatuan se në vitet e kaluara është arritur progres i konsiderueshëm në shumë sfera në lidhje me agjendën reformuese, si dhe në marrëdhëniet me fqinjët, duke shfaqur shpresë se ky proces eurointegrues është projekt unifikues në Kuvendin, i cili është për të mirën e të gjithë qytetarëve.
Pritjet e tyre ishin se shumica dhe opozita, në frymën e dialogut konstruktiv, do të vazhdojnë me reformat dhe do t’i finalizojnë çështjet tjera, veçanërisht çështjen për statusin dhe të ardhmen e PPS-së, deri në mbledhjen e Këshillit të BE-së për dy muaj, kur duhet të vendoset për caktimin e datës për negociata për anëtarësim në BE për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...