Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është takuar me ambasadoren e Greqisë, Sh.S. Sofija Filipidu, ku kanë biseduar për bashkëpunimin bilateral i cili është në progres pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës.
Ata gjithashtu kanë folur dhe për rëndësinë e avancimit të ndërlidhjes inftastrukturore të shteteve.
“Në takimin me ambasadoren e Greqisë, Sh.S. Sofija Filipidu, biseduam për bashkëpunimin bilateral i cili është në progres pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, si edhe për rëndësinë e avancimit të ndërlidhjes infrastrukturore të shteteve tona në drejtim të lehtësimit të qarkullimit të njerëzve dhe të mirave dhe përparimit të bashkëpunimit ekonomik”, shkruan Xhaferi në Facebook./Arbresh.info/
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...