Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dëshmoi në gjykatë në lidhje me tentimvrasjen e deputetit dhe kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, natën e 27 prillit të dhunshëm të vitit të kaluar.
Në seancë, Xhaferi u përgjigj në pyetjet e prokurorisë, e më pastaj edhe të palës mbrojtëse të të akuzuarve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, protestuesit filluan të sulmojnë, duke përdorur dhunë fizike, e më pastaj edhe me çfarëdo lloj pajisje, pa e kursyer ndonjërin nga deputetët dhe mediat.
Xhaferi sqaroi se Zaevi, Spasovski, Misovski, Kiracovski, Mançevski, Vesel Memedi e Ziadin Sela, si edhe sigurimi i Spasovskit, krijuan kordon për ta mbrojtur.
Kryetari i Kuvendit theksoi se sulmuesit kanë bërtitur “do t’u vrasim të gjithëve, nuk do të dilni nga këtu”. /Telegrafi/
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të