Google ADS

Xhaferi shpall zyrtarisht zgjedhjet, apel pjesmarrësve

11:58 | 17 Shkurt 2020
arbresh.info

Edhe zyrtarisht, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot në një konferencë për media ka shpallur zyrtarisht zgjedhjet parlamentare të 12 prillit.

Vendimin e nënshkruar ai njoftoi se e ka dorëzuar deri në KSHZ, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe atë të Drejtësisë.

“Pasi liderët vendosën ta kthejnë mandatin tek sovrani e drejta e tyre është që tani të shfrytëzojnë të drejtën e votës”, tha mes tjerash Xhaferi.

Ai kujtoi se vendi është shumë afër përmbushjes së aspiratave evopriane, duke përmendur suksesin e anëtarësimit në NATO, që tashmë ka mbetur vetëm çështje ditësh, si dhe avancimin e procesit të integrimeve në BE.

“U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje që të kemi zgjedhje fer, të lira dhe demokratike, si kusht për ecjen e mëtutjeshme në rrugën evropiane”, deklaroi Xhaferi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme