Xhaferi: Protokolli i NATO-s do të ratifikohet para se të shpallen zgjedhjet

18:57 | 8 Janar 2020
A. B.

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi thotë se deri më 12 shkurt do të ratifikohet Protokolli për anëtarësim në NATO.

“Për momentin nuk ka nevojë për ratifikim para kohe. Propozimi qeveritar është në procedurë kuvendare dhe nuk ka indicie se domosdoshmërisht para kohe duhet vepruar”, deklaroi Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, të gjitha partitë kuvendare janë të gatshme të japin dritë të gjelbër.

Ndryshe, Kuvendi i Spanjës dje i dha përkrahjen kryetarit të socialistëve, Pedro Sanchez për formim të qeverisë. Spanja është vendi i fundit që duhet të ratifikojë protokollin për anëtarësimin në NATO.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme