“Adaptim sa më i shpejtë i narrativit evropian për zgjerimin, duke pasur parasysh ndryshimet aktuale drastike të sigurisë evropiane. Është koha që vizioni juaj për të ardhmen e Evropës të kthehet në vepra, procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë me dinamikë më të madhe dhe në kohë sa më të shkurtë të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.
Këtë e tha sot kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, në fjalimin e tij në konferencën e kryetarëve të Kuvendeve të BE-së, që mbahet në Brdo.
Sipas Xhaferit, stabiliteti, siguria dhe prosperiteti i Republikës së Maqedonisë në dekadat e kaluara janë kryesisht për shkak të mbështetjes së madhe në baza të ndryshme nga Bashkimi Evropian dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.
Ai gjithashtu tha se e mirëpret bashkëpunimin shumëvjeçar me Parlamentin Evropian, veçanërisht në kuadër të Dialogut “Jean Monnet”, i cili sipas tij, kontribuon ndjeshëm në promovimin e dialogut politik në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Zyrtare: Ruud Van Nistelrooy merr drejtimin e Leicester City...
Vullneti e quan ‘fake’, Gresa: Nuk je më i rëndësishëm për m...
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...