Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi më 13.02.2019 do të udhëtojë për vizitë pune në Republikën e Shqipërisë.
Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferit, siç njoftojnë nga kabineti i tij, do të marrë pjesë në seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të caktuar për datën 14.02.2019 ku do të votohet ratifikimi i protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi më herët pati deklaruar se ratifikimi i protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut do të bëhet në seancën e ardhshme, gjegjësisht më 14 shkurt.
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?
Vullneti: Edi është 100% tipi i Xhenetës
18 persona të arrestuar për këmbim të paligjshëm të kriptova...