Google ADS

Xhaferi: Për rastin “Lagja e Trimave” në Kuvend mund të kërkojmë vetëm përgjegjësi politike

16:06 | 18 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryeparlamentari Talat Xhaferi mbrëmë në emisionin “360 shkallë” në Alsat M krahas shumë çështjeve që ndërlidhen me punën e Kuvendit ka folur edhe mbi ngjarjet tek Lagja e Trimave.

Kuvendi mund të hap si lëndë Lagjen e Trimave përmes komisionit anketues që do të kishte ingerenca të shqyrtojë rastin në atë drejtim që të shihet përgjegjësia politike, ka deklaruar kështu mes tjerave kryeparlamentari Talat Xhaferi.

“Deputetët flasin mes vete edhe për këto çështje, nuk ka çështje që nuk diskutohen, kur do të shihet momenti më i volitshëm politik që të bëhet një iniciativë e tillë, parlamenti do të procesojë rastin deri në fund dhe nëse shumica parlamentare sjell vendim për formimin e një trupi të tillë sigurisht që i njejti trup do ketë ingerenca që të shqyrtojë përgjegjësinë eventuale politike për dikë i cili është bartës i funksionit politik apo ekzekutiv, në asnjë rast parlamenti nuk ka ingerenca hetuese apo gjyqësore që të gjykojë lidhur me ndonjë rast”, ka deklaruar kështu Xhaferi.

Sipas tij, sinjal pozitiv është gatishmëria e Qeverisë për të kyçur ekspertë ndërkombëtarë të shqyrtojnë këtë rast të ndjeshëm.

“Ajo do jetë e rëndësishme të ndodhë në Maqedoni me qëllim që të pastrohen të gjitha dilemat dhe aspektet se si ka ndodhur ky rast dhe do jetë mirë nëse Qeveria do të shkojë deri në fund me këtë çështje”, tha Xhaferi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme