Xhaferi për Pagarushën: Krenar që jetonim në një kohë me ty

17:00 | 7 Shkurt 2020
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Nexhmije Pagarushës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se sa i prekur ishte pas lajmit të hidhur për largimin nga kjo botë të “Bilbilit të këngës shqipe” transmeton arbresh.info

“Jam thellë i prekur nga lajmi i hidhur për largimin nga kjo botë të “Bilbilit të këngës shqipe”, artistes së mirënjohur shqiptare por edhe botërore – e nderuara Nexhmije Pagarusha. Jetoi jetë të frytshme, me një prodhim të bujshëm vlerash, qoftë në sferën e muzikës, sferën е aktrimit dhe gjithsesi në sferën e prodhimit të trashëgimive me të cilat jemi mburrë dhe do të mburremi gjithmonë kur do të jetë në pyetje vlera universale e artit dhe, interpretimi i saj unik i “Bareshës”, do të kumbojë përgjithmonë në zemrat tona të mallëngjyera.
Krenarë që jetonim në një kohë me Ty, e nderuara, e madhja Pagarushë.
Prehu në paqe e nderuar!”/arbresh.info/

https://www.facebook.com/talatxhaferi/posts/1229256587262854?__xts__%5B0%5D=68.ARC2RkaJa4ETxU_iqTjpw7S-WjyD9wvD-J5e2UfUFaiVs5XEBhNL_0J0xyRBV7Qt-FG_YqnENU-zzJ_oPvjz5Jcz2RPau6K7Z1zT481WHFDdMKM8w-g-QSzZMqpYn_vYEi9FxUJMvsdPRpblvSdfgPOu6MaDPxwaDwQuA7xJ05iUThha-LXmRDMrKjgBLK7U8HVLJdm5p5JI7uWmpyAl3Zg1rTu1fqpr7t-AUTzEzbtteugaaksFLJC3sxz-eVqb8umfbO9J1I-HREMARweaZUY_zBybxOlqkCjDRWfCpVsqCjEHzyWNd8jywJuBbD0auZvoVkHGvl4e3hCd10eVoDQHsA&__tn__=-R

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme