Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, pret që në seancën e caktuar për nesër, deputetët sërish dhe pa diskutim të votojnë ligjet të cilët nuk u dekretuan nga presidenti Gjorge Ivanov dhe u kthyen sërish në Kuvend.
Xhaferit pret që deputetët të votojnë pa vërejte konkrete për tekstin, por vetëm me arsyetimin se kanë dhënë betimin se do të mbrojnë interesat e shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nëse edhe pas votimit për të dytën herë Ivanovi nuk i dekreton ligjet, gjë që pritet të ndodh, Xhaferi tha se ligjet nuk do të publikohen në Gazetën Zyrtare pa nënshkrimin e Ivanovit. Ai tha se në vend të tij do të pritet nënshkrimi i presidentit të ri të shtetit.
“Nëse për Ligjin e gjuhëve kemi pritur një vit, mund edhe për këto ligje të presim të kalojë mandati i Ivanovit”, tha Xhaferi.
Ndryshe, presidenti i shtetit Gjorge Ivanov ka refuzuar të dekretojë disa ligje në të cilët ka qenë emri i ri i shtetit – Republika e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...