Xhaferi nxjerr emrat e kabinetit të ri qeveritar

20:21 | 27 Janar 2024
R J

Talat Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, në një mandat të përkohshëm prej 100 ditësh.

Presidenti Stevo Pendarovski i dorëzoi Xhaferit mandatin për formimin e qeverisë teknike, e cila do të organizojë zgjedhjet e dyfishta; ato parlamentare dhe presidenciale që do të mbahen më 8 maj. Pa humbur kohë, Bashkimi Demokratik për Integrim ka propozuar emrat e ministrave për qeverinë teknike.

Ministrat e propozuar nga BDI:

Artan Grupi- Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive

Bujar Osmani- Ministër i Punëve të Jashtme

Fatmir Besimi- Ministër i Financave

Kreshnik Bektashi- Ministër Ekonomie

Jeton Shaqiri-Ministër i Arsimit dhe Shkencës/ n.m.abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme