Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, thotë se nuk ndjen përgjegjësi që të kërkojë falje për fjalët ofenduese të tij ndaj punonjësve të Kuvendit, të cilat u publikuan ditë më parë në opinion.
Në takimin e sotëm me gazetarët, Xhaferi refuzoi të përgjigjet konkretisht në lidhje me këtë incident, ndërsa kërkoi nga gazetarët që ta pyesin për tema tjera.
“Nuk mendoj se kam shkelur diçka, tjetra është mendim i opinionit. Opinioni e ka thënë mendimin e vet”, tha Xhaferi.
I pyetur nëse ju ka kërkuar falje punonjësve të Kuvendit, Xhaferi tha: “Do t’iu tregojnë ata”.
Ai pati kritika ndaj zyrtarëve të Kuvendit. Sipas tij, gabimi është tek ata, jo tek ai. Siç tha ai, zyrtarët në vend që të punonin kanë ecur në qendër të Shkupit gjatë orarit të punës. Më pas ai theksoi se kishin gabuar në materialin e seancës së 71-të.
“Nuk kam asnjë shpjegim sa i përket shpjegimit. Unë jam kryetar i Kuvendit dhe Rregullorja e Punës e parasheh kompetencën time. Më duhet të krijoj parakushte dhe kushte pune. Dhe nëse dikush mendon se shërbimi duhet të jetë në rrugën ‘Maqedonia’ të kalojë orarin, mendoj se qytetarët nuk e duan një shërbim të tillë. Dhe ne si kryesi e Kuvendit kemi bërë të gjitha parakushtet për të krijuar kushte të përshtatshme për shërbimin. Një zyrtar në Kuvend ka 20 për qind më shumë pagë se të gjithë kolegët e tij në institucionet tjera”, tha Xhaferi.
Sjelljen e tij, për të cilën për një javë nuk u deklarua publikisht, e arsyetoi edhe me faktin se ai si kryetar parandaloi katastrofë në seancën e 71-të, për të cilën u bërtiti zyrtarëve./Telegrafi/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...