“Seanca për rikonstruimin e Qeverisë mund të caktohet për të hënën, nëse gjatë ditës së sotme ose nesër kryeministri Dimitar Kovaçevski në Kuvend dorëzon propozim për kabinetin e ri qeveritar”.
Këtë e tha kryetari i Kuvendit të RMV-së Talat Xhaferi, në lidhje me përbërjen e re qeveritare.
“E kam njoftuar kryeministrin Kovaçevski për procedurën për seancën e rikonstruimit të Qeverisë pas dorëzimit të propozimit, në mënyrë që të koordinohemi. Nëse Kovaçevski si propozues e paraqet propozimin sot ose nesër, pikën për rikonstruimin e Qeverisë mund ta vendos në seancën e Kuvendit të paraparë për të hënën më 13 shkurt, ose mund të caktoj seancë të re në të njëjtën ditë”, tha Xhaferi.
Ndryshe, kjo do të jetë rikonstruimi i parë i Qeverisë së udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski. Ndryshimi në qeveri vjen pasi në negociatat me Aleancën për Shqiptarët u arrit marrëveshje për hyrjen e partisë opozitare në qeveri. Aleanca hyn në qeverinë e Kovaçevskit me dy pozita ministrore dhe një zëvendëskryeministër, me dy pozita zëvendësministrore dhe sekretar shtetëror, si dhe me disa pozita drejtorësh.
Pas marrëveshjes mes LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët, pritet vendimi i Alternativës nëse do të mbetet në mazhorancën qeveritare./Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...