Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi është i bindur se shumica e qytetarëve do ta mbështesin referendumin e 30 shtatorit, ndërsa i bëri thirrje opozitës që të sillet me përgjegjshmëri.
I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse nuk arrihet censusi i nevojshëm në referendum , Xhaferi u shpreh se në rast dështimi, çështja do të kalojë në duart e institucioneve.
“Në situatën që të mos ketë census nënkupton që qytetari abstenon nga e drejta të marrë përgjegjësi vendimmarrëse dhe lë hapësirë që institucionet që i ka zgjedhur të vazhdojnë me bartjen e përgjegjësisë në proceset e radhës, vijuese për këtë çështje, për të cilën ato në vazhdimësi japin përkrahje, për proceset integruese. Këto janë udhërrëfimet ku ne lëvizim dhe ku duhet të lëvizim të gjithë. Aspektet e interpretimeve akademike, profesionale nuk i përjashtoj, por ato janë interpretime analitike të cilat nuk bartin përgjegjësi për asgjë”, deklaroi Xhaferi në intervistën që do të emetohet sonte në “Programi 200”, me fillim në orën 22:00.
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...