Pas paralajmërimit të kryetarit të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski për bllokim të Kuvendit, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi tha se do të veprojë sipas Rregullores dhe se “nuk do të bëjë luftë”.
Ai theksoi se çdo parti është përgjegjëse para qytetarëve për veprimet e veta.
“Kuvendi vepron sipas Rregullores, nëse ka amendamente do të shohim se si do të kalojnë ligjet në komisione, nëse ka filibastering, sa mund të flasin deputetët, ja 120 deputetë që do të flasin për 10 minuta. Do të shohim nëse do të hapet debat në seancë plenare apo jo”.
“Unë do të punoj sipas Rregullores, nuk do të ketë luftë, do të shohim si do ta detyrojnë. Jo vetëm Kuvendi, por edhe institucionet tjera duhet të mendojnë për pasojat, sepse në një rast të tillë nuk është vetëm bllokadë e Kuvendit por edhe e shtetit”, theksoi Xhaferi.
Ai gjithashtu theksoi se nëse vjen deri te bllokimi i Kuvendit, nuk e ka ndërmend të thërrasë takim liderësh./Telegrafi/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...