Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, në kuadër të Manifestimit tradicional për nder të Sh. Kirilit, që mbahet me rastin e 24 majit, Ditës së iluministëve pansllav, vëllezërve Kirili dhe Metodi, realizoi takim me Papa Françeskun dhe me sekretarin shtetëror të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pjetro Parolin në Selinë e Shenjtë në Romë.
Në 50-vjetorin e mbajtjes së Manifestimit tradicional për nder të Sh. Kirilit, si edhe në 25–vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Selisë së Shenjtë, Kryetari Xhaferi kishte takim kokë më kokë me Papа Françeskun, ndërsa pastaj delegacioni u pranua në audiencë te Ati i shenjtë i Kishës Katolike Romake në Vatikan.
Në takim, Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi që pikërisht në jubile të këtilla të rëndësishme, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Selisë së Shenjtë intensifikohen dhe thellohen.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, në emër të të gjithë qytetarëve, Papa Françeskut i shprehu falënderim të sinqertë për vizitën e tij historike të vendit tonë.
“Republika e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët e saj gjithmonë kanë qenë dhe janë pjesë e civilizimit evropian. Vepra dhe trashëgimia e vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi, ose po e Nënës Terezë ose e Skënderbeut, nuk i takojnë vetëm një shteti ose një populli, por janë përfitim botëror dhe simbol i qëndrueshmërisë dhe humanizmit. Ato janë universale sipas përmbajtjes së
vet, ato janë pjesë e civilizimit evropian dhe botëror, ndërsa ne jemi të obliguar që ato vlera ti kultivojmë dhe mbindërtojmë“, theksoi Kryetari i Kuvendit Xhaferi në takimin me Papa Françeskun.
Papa Françesku shprehu kënaqësi të madhe që ka nderin përsëri të pranojë delegacion nga Republika e Maqedonisë së Veriut, të paraprirë nga Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi. Ai falënderoi shtetin tonë për pritjen e ngrohtë dhe të sinqertë dhe theksoi se prej Republikës së Maqedonisë së Veriut është kthyer me përshtypje tepër të bukura. Papë Françesku siç tha, është sidomos i prekur nga prirja e të rinjve në vendin tonë të cilët, edhe pse me përkatësi të ndryshme fetare dhe etnike, ndërtojnë bashkëjetesë.
“Besoj në unitetin e të rinjve, dhe këtë e ndjeva në vendin tuaj. Populli juaj është porta për krishterimin në Evropë, që është me rëndësi të jashtëzakonshme”, porositi Papa Françesku.
Kryetari Xhaferi dhe Papa Françesku, bashkërisht konstatuan se Republika e Maqedonisë së Veriut, edhe në korniza botërore po bëhet shembull për promovimin e dialogut, si instrument për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura.
Në këtë kontekst, Papa Françesku, në çastin kur Kryetarit Talat Xhaferi ia dhuroi dhuratën – skulpturën që simbolizon paqen, tha: “Mesazhi është të jeni emisarët e paqes”./Telegrafi/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...