“Me rëndësi të jashtëzakonshme është roli i ShBA-ve dhe lidershipi i tyre në sigurinë globale”, ka thënë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në përmbyllje të Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Në njoftimin e Qeveris së Maqedonis së Veriut thuhet se Xhaferi së bashku me 450 liderë të tjerë politikë, përmes pranisë në panelet, bisedave joformale dhe takimeve dypalëshe, e ndau përcaktimin e Maqedonisë së Veriut në partneritet strategjik me SHBA-në, kontribut dhe anëtarësim në NATO dhe integrim i përshpejtuar në BE.
“Në Konferencë, u harmonizua përcaktimi për pajtim në vend të hakmarrjes, dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal – si pjesë e rrugës drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Në takimet dypalëshe me partnerë nga Evropa dhe Bota, sic thuhet në komunikatën e Qeverisë, u theksua se zgjedhjet janë përcaktues për perspektivat euroatlantike të Maqedonisë së Veriut, por edhe me rëndësi të madhe rajonale. Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është interes politik, i sigurisë dhe ekonomik i rajonit dhe i Unionit, dhe investim gjeostrategjik në stabilitetin e kontinentit evropian dhe më gjerë./tvklan.mk/
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...
Osmani dhe Hovenieri bëjnë homazhe tek shtatorja e president...