Xhaferi merr pjesë në Kuvendin e 141 Ndër-Parlamentar në Beograd

10:39 | 13 Tetor 2019
L G

Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga kryetari Talat Xhaferi, prej sot e deri më 17 tetor do të marrë pjesë në Kuvendin e 141 të Bashkimit Ndër-Parlamentar, e cila do të mbahet në Beograd.

Delegacioni përfshin deputetët Dime Velkovski, Jovan Mitreski, Dimitar Stevanandxhija, Agim Shaqiri dhe Juliana Nikolova dhe Sekretaren e Përgjithshme të Kuvendit, Cvetanka Ivanova. Rreth 1.700 përfaqësues nga më shumë se 140 shtete anëtare pritet të marrin pjesë në Kuvendin Ndër-Parlamentare, si dhe më shumë se 70 kryetar kuvendesh.

Tema kryesore e diskutimit në Kuvendin e 141 të Unionit Ndër-Parlamentar është “Forcimi i Ligjit Ndërkombëtar: Rolet dhe mekanizmat parlamentar dhe kontributi në bashkëpunimin rajonal”.

Në kuadër të Kuvendit të 141 do të shënohet 130 vjetori i formimit të Unionit Ndër-Parlamentar dhe 70 vjetori i Konventave të Gjenevës./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme