Google ADS

Xhaferi: Më 6 gusht shpallen zgjedhjet lokale

11:08 | 30 Korrik 2021
V. S.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në takimin e rregullt me gazetarët ka njoftuar se shpallja e zgjedhjeve lokale do të bëhet me 6 gusht.

Sipas tij, datë për zgjedhje është 17 tetori dhe nga ky afat kushtetues nuk ka mundësi manovrimi apo shtyrje. Lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Xhaferi ka deklaruar se miratimi i tyre pas pushimeve të Kuvendit mund të komplikojë procesin zgjedhor.

Edhe pse procedura ligjvënëse nuk është pengesë për ndryshimin e Kodit edhe pas shpalljes së zgjedhjeve, afatet e rregulluara me ligj dhe aktivitetet e KSHZ-së dhe të partive mund të komplikohen.

Me qëllim përmbylljen e aktiviteteve të rregulluara me afate, Kuvendi në koordinimin që pason do ta shqyrton mundësinë për të punuar edhe të shtunën.

Nga e diela deputetët shkojnë në pushim kolektiv./alsat.m/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme