Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi planifikon që në ditën e parafundit të kësaj përbërje kuvendare, apo më 11 shkrut, të mbahet dita e parafundit e punës së kësaj përbërje kuvendare ku i vetmi rend ditë do të jetë ratifikimi i Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO.
Xhaferi në deklaratë për ‘360’ gradë, thotë se ditën e ardhshme do të mbahet seancë për shpërndarjen e Kuvendit dhe kështu do të mbesin 60 ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve kuvendare më 12 prill, përcjell telegrafi maqedoni.
“Deri më 11 nuk përjashtohet mundësia që procedura e ratifikimit të përfundojë në Spanjë. Si do që të jetë, planifikoj më 11 janar të caktojë seancë të veçantë që Kuvendi të votojë Protokollin. Ditën e ardhshme do të mbahet seanca e shpërndarjes së Kuvendit”, thotë Xhaferi.
Xhaferi shton se më 12 shkurt, do të mund t’i shpallë zgjedhjet me çka edhe nisin të skadojnë afatet për zbatimin e zgjedhjeve, në pajtim me Kodin Zgjedhor dhe afatet që duhet të sjell KSHZ.
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...