Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot mbajti takim koordinues me partitë parlamentare, i cili sipas informacioneve nga kabineti i tij, ka qenë në funksion të seancës së nesërme për zgjedhjen e qeverisë së re.
Ndërkohë nga LSDM-ja ka marrë pjesë Oliver Spasovski, Ejup Halimi nga BDI-ja, Vesel Memedi nga Aleanca për Shqiptarët, Bardhyl Mamuti nga PDSH-ja dhe Afrim Gashi nga Besa. Në takim nuk ka marrë pjesë asnjë përfaqësues i VMRO-DPMNE-së.
Në takimin me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, palët dakorduan renditjen e fjalimeve të përfaqësueseve të partive pas fjalimit të mandatarit Zaev.
Sipas Rregullores për punën e Kuvendit, mandatari e elaboron programin dhe propozimin për krijimin e Qeverisë para deputetëve. Pas programit dhe përbërjes së Qeverisë, Kuvendi mban debat të paktën dy ditë. Renditja e deputetëve të cilët do të marrin pjesë në debat e konfirmon kryetari i Kuvendit në mënyrën me të cilën siguron pjesëmarrje në debat të deputetëve nga partitë e ndryshme politike të përfaqësuara në Kuvend, qëndron në Rregullore.
Votimi për zgjedhjen e Qeverisë bëhet sipas propozimit për krijimin e Qeverisë në tërësi me votim publik. Votimi bëhet pas përfundimit të debatit, ndërsa më vonë deri në orën 24:00. Qeveria është zgjedhur nëse për të ka votuar shumica nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Kryetari i Kuvendit e njofton presidentin e shtetit për zgjedhjen e Qeverisë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...