Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot priti në takim kryeministrin grek Aleksis Tsipras, në kuadër të vizitës së këtij të fundit që po e zhvillon në vendin fqinj.
Xhaferi, duke e vlerësuar takimin si historik, i uroi të dy kryeministrat, atë të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, për guximin dhe për hapat e ndërmarra me të cilat u tejkalua kontesti me dekada ndërmjet të dyja vendeve dhe në këtë mënyrë u hap rruga për integrimin euroatlantik e Maqedonisë së Veriut, përcaktimi strategjik i shtetit dhe i shumicës së qytetarëve të saj.
“Si parlament, i mbështesim të gjitha angazhimet për shndërrimin e bashkëpunimit kontraktues në projekte konkrete, që presim të marrin në intensitet në të ardhmen”, theksoi Xhaferi.
Ai shtoi se pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, vendoset korniza juridike e cila do të mundësojë bashkëpunim parlamentar në të gjitha bazat dhe në këtë drejtim i informoi të pranishmit për ftesën e dërguar tek kolegu i tij Nikollaos Vucis që të realizojë vizitë bilaterale në Maqedoninë e Veriut, si dhe për kërkesën e dërguar te pala greke për formimin e grupit për miqësi në Parlamentin e Greqisë me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton kp.
Tsipras, duke falënderuar për mbështetjen e dhënë, theksoi se në periudhën e kaluar u miratuan vendime të mëdha dhe u ndërmorën hapa të mëdha, dhe në këtë kontekst, i uroi kryekuvendarit Xhaferi për qetësimin në mbajtjen e procedurës institucionale në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, që e vlerësoi si proces të vështirë edhe për Kuvendin e Maqedonisë së Veriut edhe për Parlamentin e Greqisë.
“Qeveria greke ndërmori hapa për mbështetjen e proceseve eurointegruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor sepse beson se kjo është rruga që do ta sigurojë paqen dhe stabilitetin që është me rëndësi edhe për popujt e këtyre vendeve”, deklaroi Tsipras.
Kryeministri grek dërgoi urime për qeverinë e koalicionit, veçanërisht për Xhaferin si përfaqësues i elementit shqiptar në vend për përfaqësimin adekuatë të interesave të tij, si dhe në lidhje me mundësinë për shfrytëzimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...