Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, thotë se blerja e 100 laptopëve është pjesë e bashkëpunimit me Ambasadën e Zvicrës dhe më herët është publikuar në Byronë për blerje publike.
Xhaferi thotë se që në qershor të vitit të kaluar e ka prezantuar projektin për mbështetje të Kuvendit nga ambasada zvicerane për dhjetë vitet e ardhshme në vlerë prej 11 milionë frangave zvicerane.
“Në bazë të kësaj është sjellë plani për blerjen publike të Kuvendit, në të cilin ka pjesë që do të realizohen me buxhetin tonë, ndërsa një pjesë me mjete nga donacioni. Në planin për blerjen publike është paraparë të blihen 100 kompjuterë për shërbimet e Kuvendit, e jo për deputetët. Më së paku kjo blerje ka lidhje me punën online të Kuvendit”, tha Xhaferi.
Ndërsa rreth asaj se pse nuk është paguar TVSH, Xhaferi tha se donacionet nuk janë subjekt i tatimeve dhe ky projekt është i njëjtë./Telegrafi/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...