Xhaferi: Kuvendi mund të kthehet vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme, çdo tentim tjetër është puç

08:50 | 28 Prill 2020
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në një intervistë për TV21 ka folur mbi procedurën e konvokimit të ri të Kuvendit, pasi LSDM ka ngritur procedurë lidhur me këtë, por sipas tij nuk ka një mundësi të tillë.

“Kuvendi mund të kthehet vetëm në zgjedhjet e ardhshme dhe atë mund ta bëjë populli”, ka thënë Xhaferi.

Xhaferi ka deklaruar se është bërë presion mbi të për thirrje të sërishme të deputetëve dhe konvokimin e Kuvendit.

“Më 16 shkurt çdo deputet ka votuar për ndërprerje të mandatit. Pas zgjedhjeve të ardhshme do të mblidhet Kuvendi”, ka thënë Xhaferi.

Ndryshe, iniciativën e LSDM-së e kanë mbështetur të gjitha partitë, përveç BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme