Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me eurodeputetët Dacian Ciolos, kryetar i Grupit Ripërtërije Evropën dhe Ilhan Kjuçuk, raportues në Parlamentin Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për takimin me miq dhe mbështetës të aspiratave tona euroatlantike dhe mirënjohje për miratimin e Rezolutës së Parlamentit Evropian në tetor të vitit të kaluar, me të cilën kërkohet fillimi i negociatave për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Shqipërisë. Ai po ashtu e përshëndeti mbajtjen e Konferencës së kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor nën patronazhin e Kryetarit Sasoli, me të cilën edhe njëherë u dëshmuan përpjekjet e Parlamentit Evropian për të marrë pozitën e përfaqësuesit të qytetarëve, veçanërisht në imponimin e vendimeve të veta mbi institucionet evropiane. Kryetari Xhaferi e lavdëroi edhe mbajtjen e Dialogut Zhan Mone dhe ndarjen e përvojave me deputetët evropian, si vegël e rëndësishme për avancimin e dialogut parlamentar politik në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Eurodeputeti Dacian Ciolos theksoi se vjen në vizitë miqësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me qëllim të ndarjes së përvojave dhe dhënies së mbështetjes ndaj proceseve të saj eurointegruese. Sipas tij, negociatat nuk duhet të jenë jashtëzakonisht politike, burokratike dhe administrative, për arsye se integrimi është para së gjithash për të mirën e qytetarëve.
Në qoftë se Unioni dëshiron që vend i caktuar të reformohet dhe të integrohet me sukses në të, Unioni nuk mund të mbajë vendin anësh por doemos të hapë rrugën për integrim dhe ti përfshijë më shumë të rinjtë në këtë proces. Ndarja e mendimeve dhe përvojave nga kjo vizitë do të transmetohet në mënyrë përkatëse jo vetëm në Parlamentin Evropian por edhe në Komision dhe në Këshill, theksoi Ciolos. Ai e lavdëroi Kryetarin Xhaferi për udhëheqjen
e tij të Kuvendit gjatë këtij mandati, jo vetëm në raport me procesin e nxjerrjes së ligjeve por, edhe në marrjen e vendimeve politike të rënda dhe të ndërlikuara.
Të dy bashkëbiseduesit shprehën shpresë se Republika e Maqedonisë së Veriut së shpejti do i fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për arsye se këtë moti e ka merituar dhe se qytetarët, edhe krahas të gjitha vështirësive dhe ngecjeve, duhet të shpërblehen për aspiratat e tyre shumëdekadëshe dhe për mbështetjen e tyre të lartë të anëtarësisë në Union./Telegrafi/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...