Kryetari i Kuvendit në një intervistë për AIM shpreson se liderët e partive politike do të arrijnë marrëveshja në takimin e ardhshëm të dielën në mbrëmje apo të hënën dhe se nuk do të përbëj problem për Kuvendin që marrëveshjen Kuvendi ta miratojnë deri në fund të muajit.
Në të kundërtën, thotë ai, do të vazhdoj procedura për sjelljen e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor ku parashihet shumica e votave të zgjedhin Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), e cila duhet duhet ta udhëheq referendumin për emrin.
“Në të kundërtën, që nuk e dëshiroj, procedura që është nisur mund të shkojë deri në fund sepse nuk ka instrumente për ndalimin nëse nuk mendojmë në shprehinë kur do të duhet të nënshkruhet me nënshkrimin e Kryetarit të Shtetit dhe ai të vendos njëlloj si me dy ligjet e mëparshme. Ajo tashmë ashtë një nga instrumentet për pengesë”, thotë Xhaferi.
Kryetari i Kuvendit thotë se Kuvendi nuk ka afat të fundit për votimin e referendumit sepse ende nuk është dhënë datë për referendum, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për këtë shkak nuk jemi të obliguar të themi 30 korrik, 31 korrik apo 1 gusht është afati i fundit. E rëndësishme është korniza në të cilën do të mbahet referendumi dhe në bazë të asaj të dorëzohet propozim-vendimi deri te Kuvendi, thotë Kryetari i Kuvendit duke shtuar se në këtë rast mund të thirret në seancë parlamentare të jashtëzakonshme në secilën ditë të javës.
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia