Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev, sot në Kuvend mori fjalë pa miratimin e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. Kryeparlamentari disa herë kërkoi nga Gjorçevi që ta lëshojë foltoren, megjithatë, i njëjti nuk dëgjonte.
Ndaj kësaj, Xhaferi ka kërkuar nga sigurimi që ta largojnë nga foltorja, ndaj së cilës kanë kundërshtuar deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët janë afruar në foltore.
Me telefon të shkyçur Gjorçev kërkoi mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit për deponinë në Strugë.
Derisa Gjorçevi, i rrethuar nga kolegët nga VMRO-DPMNE refuzonte ta braktisë foltoren, Xhaferi dha 10 minuta pauzë.
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...