Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot është deklaruar në lidhje me iniciativën e OBRM-PDUKM-së, që vendi ta ratifikojë protokollin për në NATO para se atë ta bëjë Spanja.
Xhaferi tha se për këtë kompetente është Qeveria, e jo Kuvendi. Sipas tij, vetëm Qeveria është kompetente për iniciativa për marrëveshje ndërkombëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qeveria, e jo Kuvendi, është kompetente për veprim rreth nismës së grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit, për ratifikim të Protokollit për anëtarësim në NATO. Nga aspekti formal një dokument që hyn në Kuvend në procedurë adekuate, është obligim i imi ta shqyrtojë aktin në mënyrë adekuate dhe lidhur me kompetencat, të veproj”.
“Duke pasur parasysh se Kuvendi në bazë të neneve të Rregullores në të cilat thirren deputetët nuk i ka ato kompetenca, konsideroj se është adekuate i njëjti akt, si edhe gjatë të gjitha rasteve të tjera për të cilat Kuvendi nuk është organi kompetent të cilit i referohet problematika, në rastin konkret drejt Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Xhaferi.
Ai theksoi se kërkesa e parashtruar duhet t’i dërgohet Qeverisë si organ kompetent për atë problematikë.
“Sipas neneve të cituara edhe nga Kushtetuta edhe nga Rregullorja, kanë të bëjnë me kompetencat e Qeverisë e cila edhe sipas Kushtetutës është kompetente të inicojë dhe të parashtrojë Propozim-ligj për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare apo cilit do ligj që ratifikohet. Dhe në atë kontekst edhe sipas Rregullores kompetenca e parashtrimit të propozim-ligjit për ratifikim të aktit ndërkombëtar është në kompetenca të Qeverisë dhe askush tjetër nuk mund ta ngritë atë. Kërkesa e deputetëve, si e tillë do t’i dërgohet Qeverisë dhe ata do të vendosin se në çfarë rruge dhe mënyre do të veprojnë lidhur me atë kërkesë”, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?