“Nuk do të lejoj që presidenti të uzurpojë kompetencat që i takojnë kuvendit”- me këto fjalë kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi, ia bëri me dije presidentit se me apo pa nënshkrimin e tij, ligji do të publikohet në Gazetën zyrtare.
“Parlamenti ka edhe obligim edhe të drejtë kushtetuese që vendimet e veta t’i zbatojë deri në fund. Të gjitha institucionet tjera që kanë obligim kushtetues për të përcjellë procedurat e duhura do të duhet të respektojnë kushtetutën dhe vullnetin e parlamentit ta çojnë deri në fund. Për të gjitha dilemat e mundshme për vendimet që i sjell parlamenti kushtetuta ka sanksionuar dhe ka përcaktuar organ të veçantë, përkatësisht, Gjykatën kushtetuese i cili është kompetent mbi nismat e çdo një qytetari apo institucioni tjetër”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
Kryeparlamentari shpreson se ndodhitë e fundit dhe ftesa për NATO do të ndikojë tek presidenti dhe ai do të ndryshojë mendje dhe do të nënshkruaj. Në rast se nuk e dekreton presidenti marrëveshjen, ajo në paketë, së bashku me ligjin për shqipen do të publikohen në Gazetën zyrtare. Xhaferi do ta marrë këtë vendim me qëllim që të mos bëhet praktikë mos-respektimi i detyrimeve kushtetuese që ka presidenti. Seanca për rivotimin e Marrëveshjes me Greqinë, pritet të thirret javën e ardhshme. E Ivanov bëhet i gjallë vetëm kur duhet t’i kthejë përgjigje negative kuvendit. Kabineti i tij ka reaguar në kumtesat e LSDM-së por jo edhe në deklaratën e kryetarit të kuvendit dhe të ngjarjeve të sotme në Bruksel.
Marrëveshja me Greqinë është dokumenti i dytë që presidenti refuzon të firmosë. Ai fillimisht refuzoi të nënshkruaj ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili do të mundësonte përdorim të zgjeruar të gjuhës shqipe në nivel institucional. Për Marrëveshjen me Greqinë nuk deshi as ta dëgjojë kryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme./RTV21/
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...