Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit në emër të deputetëve dhe në emrin e tij personal i uroi qytetarët, pjesëtarë të besimit islam ditën e parë të Ramazanit duke u dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar.
Xhaferi thotë se agjërimi do të na ndihmojë të gjithëve të futemi thellë në vete, të gjejmë më të mirën në ne dhe ta përhapim dhe ndajmë me anëtarët tanë të afërm.
“Më lejoni që në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, të drejtoj urime me rastin e ditës së parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, me të cilën fillon agjërimi tridhjetë ditor i Ramazanit. Me këtë rast, drejtoj urime për të gjithë qytetarët që do të jenë pjesë e kësaj sprove për trupin, mendjen dhe shpirtin, të gjejnë në vete fuqi, besim, dëshirë dhe motiv për të kaluar me lehtësi agjërimin fizik dhe pastrimit mental dhe shpirtëror. Kjo do na ndihmojë të gjithëve të futemi thellë në vete, të gjejmë më të mirën në ne dhe ta përhapim dhe ndajmë me anëtarët tanë të afërm të familjes, me fqinjët, bashkëpunëtorët dhe të njohurit dhe panjohurit përreth nesh”, thuhet në urimin e Xhaferit.
Xhaferi, në urimin e tij gjithashtu theksoi se po jetojmë në kohë të vështirë të sfidave të gjitha llojeve si ato ekonomike, energjetike, politike, të sigurisë, sfida shëndetësore, sociale, shoqërore dhe shumë tjera dhe porositi që të jemi solidar, të mëshirshëm, plot mirëkuptim dhe respekt për të pamundurit dhe të pafatët.
“Jetojmë në kohë të vështirë të sfidave të gjitha llojeve si ato ekonomike, energjetike, politike, të sigurisë, sfida shëndetësore, sociale, shoqërore dhe shumë tjera. Shumica rreth nesh u humbën apo e humbën rrugën që e ndiqnin. Le të bëhemi drita e tyre, rrezja e tyre e shpresës që do ua ndriçojë rrugën që mos ndihen të vetmuar. Të jemi solidar, të mëshirshëm, plot mirëkuptim dhe respekt për të pamundurit dhe të pafatët. Kjo do na i mbushë shpirtrat me gëzim, shtëpitë me energji të bukur dhe pozitive, paqe dhe mirëqenie ndërsa mendimet dhe veprat e mira le të jenë udhërrëfyesi jonë çdo ditë, jo vetëm gjatë muajit të Ramazanit prej të cilit shpresoj se do të dalim si njerëz më të mirë për vetveten dhe për të gjithë përreth nesh. Të nderuar besimtarë, më lejoni edhe njëherë t’ju uroj ditën e parë të Ramazanit, dhe të uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar!”, theksoi Xhaferi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...