Që nga fillimi i pavarësisë së saj, Republika e Maqedonisë në mënyrë të qartë dhe pa menduar e përshkroi rrugën e saj dhe përcaktoi përparësitë e saj strategjike. Një prej tyre është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian dhe për këtë kemi mbështetjen e padiskutueshme nga të gjithë qytetarët.
Këtë e theksoi sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, në kremtimin e Ditës së Evropës, 9 Maj, nën organizim të Instituti për Studime Ndërkombëtare dhe Politike dhe komuna e Çairit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai theksoi se me ndihmën e madhe dhe mbështetjen e miqve tanë ndërkombëtarë, të cilët, siç tha ai, janë gjithmonë këtu për të na këshilluar, për të na sugjeruar, por natyrisht dhe me qëllim që të mos kritikojmë kur nuk jemi në një vijë me prioritetet tona.
Xhaferi përgëzoi të gjithë studentët që morën pjesë dhe fituesit e konkursit të shkrimit të eseve për Bashkimin Evropian.
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...