Google ADS

Xhaferi dorëzon tek Pendarovski propozimin e qeverisë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

17:50 | 18 Mars 2020
A. B.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka dërguar propozimin e qeverisë për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin Presidentit Stevo Pendarovski, pasi më herët në një konferencë për shtyp Xhaferi theksoi se për shkak se Kuvendi nuk mund të mblidhet për gjendjen e jashtëzakonshme do të vendos Pendarovski.

Presidenti Pendarovski pritet që në orën 18:00 të mbaj fjalim para qytetarëve ku do të shpall gjendjen e jashtëzakonshme në vend.

Për herë të parë që nga shpallja e pandemisë së coronavirusit, liderët partiak janë në të njëjtën linjë që duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për shkak të coronavirusit./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme