Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, më 24 tetor të vitit 2019 do të marrë pjesë në Konferencën evropiane të kryetarëve të parlamenteve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, Francë.
Në konferencë do të marrin pjesë kryetarët e parlamenteve të 47 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, si edhe kryetarët e asambleve ndërkombëtare.
Përveç pjesëmarrjes në konferencën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, gjatë qëndrimit në Strasburg, Kryetari Xhaferi do të realizojë takim me Kryetarin e Parlamentit evropian, David Sasoli, me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të PE, David McAllister dhe me eurodeputetë tjerë./Telegrafi/
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...