Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi realizoi takim me Sekretaren e re të përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (KBR) Majlinda Bregu, në kuadër të vizitës së saj në Republikën e Maqedonisë.
Siç njofton shërbimi për komunikim të Kuvendit, kryetari Xhaferi ia uroi Bregut emërimin në funksion dhe i uroi sukses në përpjekjet për përforcimin e bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore. Ai theksoi se e çmon lartë rolin e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, si “dorë operativ” e Procesit për Bashkëpunim të Evropës Juglindore (PBEJL), duke theksuar se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është pjesëmarrës aktiv në Asamblenë Parlamentare të PBEJL dhe kryesues me Komisionin e Përgjithshëm të Drejtësisë, Punëve të Brendshme dhe Bashkëpunimit të Sigurisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë foli për gjendjen në vend dhe në rajon, si edhe për domosdoshmërinë për përparimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit, me ç’rast si shembull i theksoi marrëveshjet që Republika e Maqedonisë i arriti me fqinjët e vet Bullgarinë dhe Greqinë.
Sekretarja e përgjithshme Majlinda Bregu, shprehu kënaqësi që vizita e saj realizohet në një moment të shkëlqyer politik për vendin dhe për rajonin. Ajo drejtoi urime për nxjerrjen e ndryshimeve kushtetuese dhe Ligjit për përdorimin e gjuhëve, duke shprehur shpresë se në kohën më të shpejtë Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet edhe në parlamentin grek.
Bregu theksoi se në fokusin e aktiviteteve të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal janë lëvizshmëria, konkurrenca, ndërlidhja dhe sundimi i të drejtës në vendet e EJL. Në lidhje me këtë, ajo informoi se për momentin në Shkup është në rrjedhë rrethi i dytë i negociatave për njohjen e ndërsjellë të një pjese të diplomave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, që pritet të rezultojë me Marrëveshje, me të cilën do të sigurohen kushte të barabarta për pranimin e kualifikimeve profesionale dhe qarkullim të papenguar të profesionistëve nga rajoni.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi rajonal është komponenti kryesor për eurointegrimin e vendeve të EJL dhe vlerësuan se nevojiten rezultatet të dukshme në këtë plan, që është parakusht i rëndësishëm për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit./Telegrafi/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...