Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka deklaruar se ai dhe Kuvendi i Maqedonisë janë të hapur për bashkëpunim me institucionet e Serbisë dhe vlerësoi se deklaratat ndezëse të politikanëve “në çfarëdo rasti kontribuojnë në përkeqësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve”.
“Ato kontribuojnë në përkeqësimin e marrëdhënieve së pari individuale ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve, dhe kjo normalisht përmes rrugës së propagandës ndikon edhe në marrëdhëniet ndërmjet popujve, përkatësisht qytetarëve të shteteve në rajon. Secili duhet të jetë përgjegjës në kontekstin e deklaratave që jep për kolegët e vet”, ka thënë Xhaferi në një intervistë për agjencinë Beta.
Me rastin e deklaratave të zyrtarëve serbë se politikanët shqiptarë në rajon paraqesin kërcënim për paqen dhe stabilitetin, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Evropë, Xhaferi tha se deklaratat e tilla të zyrtarëve serbë i kontribuojnë propagandës.
I pyetur nëse BDI ka kushtëzuar mbështetjen për kreun e LSDM-së Zoran Zaev me miratimin e të ashtuquajturës platformë e Tiranës, ku në njërën nga pikat është edhe miratimi i rezolutës me të cilën dënohet gjenocidi ndaj shqiptarëve në Maqedoni në periudhën e viteve 1912-1956, Xhaferi tha se si kryetar i Kuvendit nuk mund të flasë për raportet e partive politike.
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë