Xhaferi: Alfabeti shqip është dhuratë e madhe, amaneti që të ruhet kjo dhuratë është akoma më i madh

12:17 | 22 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dërgoi sot mesazh urimi me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip – 22 Nëntorin.

“Qytetarë të nderuar, pjesëtarë të kombit shqiptar me gëzim të veçantë dua t’ju uroj festën 22 Nëntorit, Ditën e alfabetit shqip, që është vendosur sipas ditës kur është mbajtur Kongresi i Manastirit në të cilin intelektualë shqiptarë të tubuar nga të gjitha anët, pas një pune të palodhshme nëntëditore, dolën me dhuratën më të çmuar për një popull – Alfabeti i unifikuar i cili do të vazhdojë të shkruhet, lexohet dhe përhapet gjuha, kultura, zakonet, veçoritë dhe tradita folklorike e shkruar dhe kënduar, e cila deri atëherë përcillej me shkronja të huaja të gjuhëve të huaja”, thuhet në urim.

Xhaferi apeloi deri te të gjithë përfaqësuesit e diapazonit politik. institucionet që janë themeluar për të kujdesur për këtë dhuratë, te mediumet e shkruara dhe elektronike, te punonjësit administrativë, punonjësit në arsim, që me shembullin tonë të kontribuojmë në rritjen e gjeneratave të reja që do e duan, do e ruajnë, respektojnë dhe flasin gjuhën e standardizuar shqipe me gjithë bukurinë, pasurinë dhe veçantinë e vet dhe le të jetë kjo gjuha e ndërlidhjes dhe respektimit të ndërsjellë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme