Xhaferi akuzohet penalisht nga OBRM-PDUKM-ja

12:58 | 19 Qershor 2018
Arbresh.info

OBRM-PDUKM-ja dorëzoi padi deri te Prokuroria Publike kundër Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi për shkelje të Kushtetutës, Ligjit për Kuvend dhe rregullores së Kuvendit, për shkak të miratimit kundërligjor dhe kundër kushtetues.

Sipas OBRM-PDUKM-së, padia penale për Xhaferin është për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas padisë penale, Xhaferi ka ndaluar të drejtën e deputetëve të diskutojnë më shumë në amendamentet që ishin dorëzuar ne Kuvend nga ana e OBRM-PDUKM-së, kurse ai e ka bërë votimin e Ligjit për dy-gjuhësi kundërligjshëm.

Xhaferi në mënyrë direkte ka shkelur Kushtetutën, Ligjin për Kuvend dhe Rregulloren për punë të Kuvendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme