Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Hulusi Akar, ministër i Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, i cili qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në takim ishin të pranishëm edhe Hari Lokvenec, kryetar i Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë dhe Ilija Nikolovski, zëvendës i kryetarit të Komisionit.
Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi nga realizimi i takimit me ministrin e një vendi mik, i cili në vazhdimësi e mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai vlerësoi se mbajtja e komunikimit intensiv ndërmjet dy vendeve në nivel të lartë, kontribuon fuqishëm në përparimin e marrëdhënieve të përgjithshme.
Si ministër i mëparshëm dhe zv. ministër i Mbrojtjes, kryetari Xhaferi mund të dëshmojë në mënyrë të drejtpërdrejtë se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Turqisë kanë bashkëpunim të gjatë dhe të suksesshëm në fushën e mbrojtjes, ndërsa besimi i ndërsjellë reflektohet edhe në pjesëmarrjen e përbashkët të pjesëtarëve të armatave të të dy vendeve në proceset paqësore. Ai sugjeroi se ushtarët tanë për momentin janë pjesë e kontingjentit turk në misionin e NATO-s “Mbështetje Vendimtare” në Afganistan.
Siç thuhet në deklaratën e kryetarit të Kuvendit, Xhaferi e informoi mysafirin për agjendën reformuese dhe për përparimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore përmes tejkalimit të dallimeve dhe çështjeve të hapura me fqinjët në dy vitet e kaluar.
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...