Weber: Kontesti i emrit duhet të zgjidhet dhe Maqedonia të fitojë perspektivë evropiane

12:35 | 10 Janar 2019
Arbresh.info

Lideri i Partisë Popullore Evropiane (PPE), Manfred Weber, i cili është kandidat për kryetar të Komisionit Evropian në zgjedhjet e ardhshme në BE, deklaroi se është e nevojshme zgjidhja e kontestit të emrit në mes Athinës dhe Shkupit.

“Të gjithëve u është bërë e qartë se kontesti i emrit duhet të zgjidhet dhe Maqedonisë t’i mundësohet e ardhme pozitive ekonomike dhe evropiane, tha Weber, në intervistë për “Euroaktiv”.

Sipas Weber, përgjegjësia për marrëveshjen, për finalizimin dhe zbatimin e saj është tek qeveritë e Athinës dhe Shkupit dhe për këtë është e nevojshme edhe mbështetja e opozitës.

“Formalisht, opozita nuk është e detyrueshme që të pranojë kompromisin. Roli i opozitës është që të jap alternativ, ndërsa Demokracia e Re dhe lideri i saj Kyriakos Mitsotakis në parim nuk është kundër kompromisit”, tha Weber, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Eurodeputeti gjerman Elmar Brok nga unioni Kristian-demokratët (CDU) e kancelares Angela Merkel përsëriti se pret që Demokracia e Re ta pranojë marrëveshjen e Prepsës pas ratifikimit të saj në Kuvend. Ai theksoi se kjo çështje është e diskutueshme në Parlamentin Evropian dhe se Demokracia Evropiane është sqaruar se do ta respektojë ratifikimin e marrëveshjes kur do të vijë në pushtet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme