Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se ka përcjellë me interes të madh zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, pasiqë siç thonë nga kjo parti këto zgjedhje u zhvilluan në një vend fqinj dhe partner të mirë për Kosovën, por edhe se në atë vend jetojnë një komunitet i madh shqiptar.
Sipas VV lajmi i mirë është se sipas rezultateve paraprake që transmetohen prej KQZ-së, në Parlamentin e Maqedonisë do të ulen 32-34 deputetë shqiptarë.
“Ky është një rikuperim i madh prej zgjedhjeve te kaluara, ku morën mandat vetëm 23 shqiptarë. Por është edhe një rekord më vete, duke qenë se numri i mëparshëm më i madh i deputetëve shqiptarë ka qenë 29. Ka qenë ndër të tjera edhe angazhimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! që ka nxitur pjesëmarrjen e madhe të shqiptarëve në këto zgjedhje”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Lëvizja Vetëvendosje tutje ka thënë se shqiptarët do të jenë element përcaktues i fituesit të zgjedhjeve, por edhe i krijimit të qeverisë.
Njoftimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje:
Të mërkurën, më 15 korrik u mbajtën zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë të Veriut. Lëvizja VETËVENDOSJE! i përcolli me interes të madh këto zgjedhje, për shkak se zhvillohen në një vend fqinj e partner të mirë të Kosovës, por sidomos për shkak se në atë vend jeton si autokton një komunitet shqiptar i madh në numër e në shtrirje gjeografike.
Angazhimi dhe konkurrenca mes subjekteve shqiptare ka qenë e fortë, dhe kjo ka angazhuar votuesit për të marrë pjesë në zgjedhje. Ndërkohë që ende po presim rezultatet përfundimtare, lajmi i mirë është se sipas rezultateve paraprake që transmetohen prej KQZ-së, në Parlamentin e Maqedonisë do të ulen 32-34 deputetë shqiptarë. Ky është një rikuperim i madh prej zgjedhjeve te kaluara, ku morën mandat vetëm 23 shqiptarë. Por është edhe një rekord më vete, duke qenë se numri i mëparshëm më i madh i deputetëve shqiptarë ka qenë 29. Ka qenë ndër të tjera edhe angazhimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! që ka nxitur pjesëmarrjen e madhe të shqiptarëve në këto zgjedhje.
Një lajm tjetër i mirë është se në nivel vendi deri më tash është përpara subjekti socialdemokrat LSDM. Kohët e fundit ky subjekt me veprimet e tij ka treguar se është bërë një faktor i paqes dhe i marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajonin tonë, e njëkohësisht është më i hapur për shqiptarët, të cilëve ende nuk u janë plotësuar kërkesat e drejta politike për trajtim të barabartë prej shtetit e prej ligjit, në të gjitha sferat e sidomos në ato ekonomike, kulturore e politike.
Shqiptarët do të jenë element përcaktues i fituesit të zgjedhjeve, por edhe i krijimit të qeverisë. Kjo krijon kushtet që, me ndershmëri e mençuri, të çohet përpara një agjendë e zhvillimit shoqëror, ekonomik e institucional për ta. Tema kryesore programore gjatë fushatës ka qenë kërkesa që shteti i Maqedonisë Veriore të jetë shtet për të gjithë, që punësimet, investimet infrastrukturore e ato ekonomike, shkollat e spitalet, të jenë të shtrira kudo, e jo duke favorizuar njërën etni. Ky është momenti që kjo kërkesë për barazi të shndërrohet në plan-program qeverisës.
Lëvizja VETËVENDOSJE! dëshiron më të mirën për institucionet e reja që do të krijohen pas certifikimit të zgjedhjeve, për një fqinjësi sa më bashkëpunuese drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimeve në Bashkimin Evropian e NATO. E popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut i premtojmë se do të ketë vëmendje më të madhe dhe impenjim konkret prej Lëvizjes, e cila së shpejti do të hapë Qendrën e saj në Maqedoni. Së bashku do të angazhohemi e do të organizohemi, të hapur për miqësi me secilin mik të sinqertë, që proceset pozitive e progresive të përshpejtohen, e ato negative, diskriminuese e prapambetëse të kundërshtohen./arbresh.info
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...