Presidenti i Serbisë dhe i Partisë Progresive Serbe (SNS), Aleksandar Vuqiç tha se ai nuk do të plotësojë asnjë kërkesë të opozitës, sado që ata të dalin në rrugë dhe sado që të zgjasin protestat.
“Ecni sa të doni, unë kurrë nuk do të plotësoj asnjë kërkesë tuajën. Mundet edhe pesë milionë të mblidheni … Unë nuk do të punojë nën presion për këtë edhe dallohem nga gjithë të tjerët”- ka thënë Vuqiq gjatë një tubimi të forumit të gruas në partinë SNS në Beograd, ku ishte prezent edhe kryeministrja Ana Brnabiq.
Ai, për opozitën, e cila mbrëmë organizoi protestën në Beograd nën moton “Jo më këmisha të përgjakura” për shkak të dhunës ndaj kryetarit të Partisë së Majtë Serbe, Borko Stefanoviq, tha se ata mund të ecin sa të duan, përderisa nuk “thejnë kokën” e dikujt dhe deri sa nuk shkatërrojë pronën e dikujt.
Vuqiç vlerëson se në tubim nuk ka pasur të rinj. Sipas tij nga protesta nuk është dërguar asnjë mesazh serioz, përveç “Vuçiq është p***r”, që nuk nënkupton asgjë.
“Nëse doni zgjedhje atëherë mirë, por unë të lëshoj pejë kundrejt marrëzirave tuaja as që më bie ndër mend, edhe kur ecnit çdo ditë për katër muaj”- tha Vuqiç./alsat/
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...