“Ramush Haradinaj është kriminel, dhe herët a vonë do të duhet të përgjigjet për veprat e tij. Ne do të kërkojmë llogari në OKB”, deklaroi Vulin, transmeton lajmi.net
“Për neve Haradinaj ende nuk është larguar nga lista. Nëse kjo është e vërtetë, do të zbehet besimi i serbëve në Kosovë te UNMIK-u”, tha ai.
Interpoli ka hequr nga lista e personave të kërkuar 18 persona nga Kosova, e në mesin e tyre ishte edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
Të gjithë tani janë të lirë të udhëtojnë jashtë Kosovës pa asnjë problem.
Në fillim të këtij viti, Haradinaj u arrestua në Francë pas një urdhri të lëshuar nga Serbia, por që gjykata e Francës e hodhi poshtë mundësinë e ekstradimit në Serbi. /Lajmi.net/