Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë sot se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.
Vulin ka theksuar kështu duke komentuar deklaratën e ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, i cili dje në Prishtinë ka thënë se qëllimi i fundit i vendit të tij është që Kosovës t’ia mundësojë anëtarësimin në BE dhe që sfida më e madhe është të binden pesë vendet e Bashkimit Europian që s’e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, ta njohin atë.
Ai, siç përcjell tanjug, ka thënë se sa herë që Gjermania pa marrëveshje dhe pa ujdi ka folur në emër të krejt Europës, gjërat janë nisur për keq dhe e gjithë bota ka vuajtur.
“Deklarata e Gabrielit ka konfirmuar edhe një herë se në Europë pak kush, e ndoshta askush, interesohet se sa Serbia vërtet është suksesshme dhe shoqëri demokratike. Sikur anëtarësimi në Europë të matej në bazë të sundimit të ligjit ose lirisë së medieve, Serbia kaherë do të ishte në Bashkimin Europian. Por, me gjasë Europës i intereson vetëm një gjë – ta njohim Kosovën dhe asgjë tjetër. Serbia nuk do ta njohë Kosovën, e sidomos nuk do ta njohë që të bëhet anëtare e Bashkimit Europian”, ka thënë Vulin./Koha.net/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...